Sinkronizimi me llogaritë në linjë
Sinkronizoni pajisjen tuaj me kontaktet, postën elektronike, ngjarjet e kalendarit dhe
informacione të tjera nga llogaritë në linjë, për shembull, llogaritë e postës elektronike si
Gmail™ dhe Exchange ActiveSync, Facebook™, Flickr™ dhe Twitter™. Mund t'i
sinkronizoni automatikisht të dhënat për të gjitha llogaritë me anë të aktivizimit të
funksionit të sinkronizimit automatik. Ose mund të sinkronizoni me dorë çdo llogari.
Për të konfiguruar një llogari në linjë për sinkronizim
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë
Cilësimet > Llogaritë > Shto llogarinë dhe më pas përzgjidhni
llogarinë që dëshironi të shtoni.
3
Ndiqni udhëzimet për të krijuar një llogari ose hyni nëse tashmë e keni një llogari.
Për të sinkronizuar manualisht me një llogari në linjë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë >
Cilësimet > Llogaritë.
2
Nën
Llogaritë, përzgjidhni llojin e llogarisë dhe pastaj trokitni lehtë emrin e llogarisë
me të cilën dëshironi të sinkronizoni pajisjen tuaj. Shfaqet një listë e objekteve që
tregon se çfarë mund të sinkronizohet me llogarinë.
3
Trokitni lehtë tek objektet që dëshironi të sinkronizoni.
Për të hequr një llogari në linjë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë >
Cilësimet > Llogaritë.
2
Nën
Llogaritë, përzgjidhni llojin e llogarisë dhe pastaj trokitni lehtë emrin e llogarisë
që dëshironi të hiqni.
3
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi
Hiqe llogarinë.
4
Trokitni përsëri lehtë mbi
Hiqe llogarinë për të konfirmuar.