Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një numër unik ID (identifikimi). Në pajisjen tuaj, ky numër quhet IMEI
(Identiteti Ndërkombëtar i Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund
ta kërkoni atë, për shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes Xperia™ Care dhe ju
duhet të regjistroni pajisjen tuaj. Gjithashtu, nëse ju vidhet pajisja, disa ofrues të rrjeteve
mund ta përdorin këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin tuaj.
Për të parë numrin tuaj IMEI
1
Sigurohuni që pajisja juaj është çaktivizuar.
2
Hiqeni mbulesën për folenë e kartës së kujtesës dhe të mikro kartës SIM.
3
Me anë të thoit, hiqni dy pllakat e etiketave (sipas radhës së treguar në ilustrim) për
të parë numrin tuaj IMEI.
Për të parë numrin IMEI, mund të hapni edhe formuesin e numrit të telefonit në pajisjen tuaj
dhe të futni
*#06#
.
Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja > Informacioni i
IMEI-t.