Kyçja dhe shkyçja e ekranit
Kur pajisja juaj është e ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohe,
ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo kyçje
parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e përdorur.
Kur e blini pajisjen, është vendosur tashmë një kyçje e thjeshtë e ekranit me anën e
rrëshqitjes së shpejtë. Kjo do të thotë se duhet të rrëshqisni shpejt lart në ekran për ta
shkyçur. Mund t'i ndryshoni më vonë cilësimet e sigurisë dhe të shtoni lloje të tjera
kyçjesh. Shikoni
Kyçja e ekranit
në faqen 43 .
Për të aktivizuar ekranin
•
Shtypni për pak tastin e energjisë .
Për të kyçur ekranin
•
Kur ekrani është aktiv, shtypni për pak kohë tastin e energjisë .