Shmangia e futjeve të dyzuara në aplikacionin Kontaktet
Nëse sinkronizoni kontaktet tuaj me një llogari të re ose kaloni informacionin e kontaktit
në mënyra të tjera, mund të përfundoni me futje të dyzuara në aplikacionin Kontaktet.
Nëse ndodh kjo, mund të bashkoni dyzime të tillë për të krijuar një futje të vetme. Dhe
nëse bashkoni futjet gabimisht, mund t'i ndani ato përsëri më vonë.
Për të lidhur kontaktet
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi kontaktin që dëshironi të lidhni me një kontakt tjetër.
3
Shtypni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Lidh kontaktin.
4
Trokitni lehtë mbi kontaktin, informacionin e të cilit dëshironi të bashkoni me
kontaktin e parë, dhe pastaj trokitni lehtë mbi
OK për të konfirmuar. Informacioni
nga kontakti i parë bashkohet me kontaktin e dytë dhe kontaktet e lidhura shfaqen
si një kontakt i vetëm në listën e kontakteve.
Për të ndarë kontaktet e lidhura
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi kontaktin e lidhur që dëshironi të modifikoni dhe pastaj trokitni
lehtë mbi .
3
Takoni
Shkëput kontaktin > Shkëput.
68
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.